Shoqëria jonë Oleum Transporti është themeluar në Shkurt të vitit të kaluar, me kapital 100% shqiptar dhe me ortak të vetëm zotin Sokol Malaj.Sfera e veprimtarisë të kompanisë tonë shtrihet në fushën e transportit brenda dhe jashtë vendit, tregëtimit me shumicë dhe pakicë, importimit, eksportimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, vajrave lubrifikantë si dhe lëndëve të para për prodhimin e tyre. Ne ndihmojmë gjithashtu në tregëtimin me shumicë dhe pakicë, importimin dhe eksportimin e mallrave të ndryshme ushqimore, industriale, pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, elektroshtepiakeve si dhe hidrosanitareve.Qysh prej fillimit të punës së saj, u pa si aktiviteti primar,si për tregun e brendshëm ashtu dhe atë rajonal, ofrimi i shërbimeve të transportit tek kompanitë naftë nxjerrëse dhe përpunuese, të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.Gjithashtu si pjesë e plotësimit të nevojave të shoqërive të lidhura, ofrojmë transportin e nënprodukteve tona të naftës , benzinës, koksit, solarit etj deri te konsumatorët finalë.Shoqëria jonë disponon në përdorim një shesh magazinimi të flotës sonë të transportit rrugor të kompletuar me të gjitha facilitetet e plotësimit të logjistikës me resurset e vetë shoqërisë, si edhe një gamë mjetesh transporti, si të naftës bruto ashtu edhe të nënprodukteve, prej gati 40 mjetesh, kryesisht të tonazheve të rënda.Synojmë diversifikimin e gamës së shërbimeve tona duke bashkëpunuar me partnerë strategjikë dhe të besueshëm të cilët ofrojnë për tregun shqiptar përvojën më të mirë të sektorit të hidrokarbureve.
Përse duhet të na zgjidhni ne:
- Cilësia dhe motoja jonë e plotësimit të nevojave të klientit me një staf dinamik dhe të kualifikuar është themeli i punës sonë.
- Plotësimi i parametrave teknike të fushës, është një prioritet i yni, qoftë në plotësimin e nevojave që rrjedhin nga Legjislacioni Shqiptar ashtu edhe nga nevojat teknike specifike të klientëve tanë.
- Koha e shërbimit është një element kyc që ne na jep avantazh konkurrues për shkak edhe të faktorëve të mësipërm.